Kuroni mendjen dhe shpirtin në natyrë

08/06/2010 13:50

Kaloni 20 minuta në ditë në kontakt me natyrën, duke bërë një shëtitje në një park, buzë lumit a liqenit të zonës ku jetoni. Kaq do t’ju mjaftojë që të cliroheni nga stresi dhe të besoni në vitalitetin dhe mirëqënien tuaj.

Këtë e tregon një kërkim publikuar në revistën “Journal of Environmental Psychology”.

“Natyra është ushqim për shpirtin”, thotë autori i kërkimit Richard Ryan, docent psikiatrie në Universitetin e Rochester në New York.

Në një eksperiment të kryer në 500 studentë universitarë, Ryan dhe kolegët e tij kanë ftuar të rinjtë të shëtisin për 15 minuta në ditë përgjatë një lumi. Në eksperimentin e dytë, të rinjve iu treguan fotografi me vende ku natyra është vërtetë e mrekullueshme, ndërsa në eksperiementin e tretë atyre iu kërkua të imagjinonin sikur jetonin në një vend të hapur apo të mbyllur, sipas dëshirës.

Nga rezultatet doli se të kalosh kohë në mes të natyrës apo edhe ta imagjinosh atë, mjafton për të liruar mendjen nga tensionet.

Top Channel