Ja edhe hamburgeri më i madh në botë

08/06/2010 09:30

Përgatitet hamburgeri më i madh në botë…peshon 350 kilogramë dhe ka hyrë në librin e rekordeve  Guinness.

Për përgatitjen e tij është përfshirë një skuadër specialistësh, ndërsa vetëm tigani ku u gatua hamburgeri peshonte 144 kilogramë.

Ushqimit i janë shtuar 20 kilogramë domate, 15 kilogramë sallatë, 10 kg qepë, 10 kg majonezë, 10 kg ketchup dhe 6 kilogramë djathë.

Hamburgeri u ble nga një person në vlerën e 3 mijë eurove, ndërkohë që ushqimi u nda në 1500 racione.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel