Zyrih, elefanti del nga kopshti, shëtit në qytet

07/06/2010 16:15

Një elefant femër ka dalë nga kopshti zoologjik i Zyrihut në Zvicër, duke shijuar shëtitjen si një turiste për disa orë në rrugët e qytetit.

Kafsha 26- vjecare ka përfituar nga një moment pakujdesie i kujdestarëve, duke dalë nga rrethimi. Ajo ka shëtitur në qendër të qytetit dhe shkoi në liqen për të pirë ujë. Më pas përshkoi rrugën “Bahnhofstrasse” nën shikimin e qindra turisrëve dhe banorëve kureshtarë.

Policia është detyruar të devijojë qarkullimin e makinave në disa pika, pasi kafsha gjigande mund të shkaktonte dëme në njerëz. Pas disa orësh, forcat e shpëtimit dhe ato të sigurisë kanë mundur ta fusin sërish në kopshtin zoologjik.

Top Channel