Stinë e re, ngjyra të reja

07/06/2010 19:20

Një stinë ikën dhe një tjetër më atraktive vjen e bashkë me to një evolucion i madh ngjyrash ka trokitur në derë.

Seksi fëmëror është vënë në lëvizje. Dhe nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi tundimi për të ardhur ndryshe këtë verë vihet re kudo. Ndodhemi në qendrën estetike “Magic Center në Tiranë”.

Alma dhe Anxhela kanë ardhur për të ndryshuar krejtësisht imazhin e tyre, nën një luk që do të përshtatet me tendencën e stinës. Bledi ka mëse 10 vite që merret me artin e flokëve. Vajzat kanë besim në duart e tij.

“Tendencat e kohes jane flokët me cokollatat e hapura dhe bionde e hapur. Tani jemi edhe ne kohen e duhur pasi po vjen stina e veres”, shprehet ai. Për të arritur ne ngjyrën e flokëve që vajzat dëshirojnë dhe për tiu përshtatur sa më shumë stinës, është e nevojshme që të ndiqen disa hapa, sidomos për flokët e errët.

“Normalisht qe te arrish ne kete pike duhet ndjekur nje procedure. Nuk mund te beme nje hapje te shpejte pasi kjo mun ta shkaterroje flokun dhe nuk arrijme ate qe duam. Në këtë kohë ka shumë femra që vijnë të ndryshojnë flokët”, shton Bledi.

Me Almën puna është më e lehtë, kjo pasi vajza i është nënshtruar procedurave më të hershme të ndryshimit të ngjyrës. Ndryshe ndodh me Anxhelën e cila për shkak të ngjyrës së errët të flokëve, duhet të presë deri në arritjen e ngjyrës së dëshiruar.

“Kjo eshte hapja e vetme qe do bejme me Almen, pasi ajo ka ardhur duke e ndryshuar ngjyren me kalimin e kohes. Tani jemi ne minuten e pritjes se bojes dhe arrijme ne ngjyren e kerkuar. Normaisht ka shumë vajza që kërkojnë hapje ekstreme por unë nu ua sugjeroj”, pohon parukieri.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA