Serfisti i shpëton peshkaqenit, e goditi me grushta

07/06/2010 16:00

Një serfist ka shpëtuar për mrekulli pasi ai i është kundërvënë fuqisë së një peshkaqeni, duke mos u dorëzuar edhe pse në të shumtën e rasteve, gjitari i detit del fitimtar.

Ndërsa po bënte serf në Albany të Australisë, Michael Bedford është sulmuar nga peshkaqeni por ai e ka goditur disa herë me grushta duke shpëtuar edhe pse u plagos rëndë në këmbë.

Beteja detare është zhvilluar ditën e diel në brigjet perëndimore të Australisë ku peshkaqeni i bardhë iu afrua me shpejtësi serfistit, duke e sulmuar.

“E goditi me grushta por ky fakt nuk më habit duke njohur Mick-un”, tha shoku i tij Lee Commuskey për radion publike ABC. Peshkaqeni i bardhë është gjahtari më i madh i detit dhe madhësia e tij mund të arrijë deri në 7 metra. Gjatë dy shekujve të fundit, nga sulmet e peshkaqenëve kanë humbur jetën 194 persona në Australi.

Top Channel