Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Një amerikane 33 vjecare ka denoncuar kompaninë “Citygroup” për diskriminim pasi sipas saj, u pushua nga puna për shkak të bukurisë.
Nga ana tjetër, kompania ka reaguar duke thënë se pushimi u krye për shkak të rezultateve të dobëta në punë. Akuzën ndaj “Citygroup” e ka bërë avokati i shtetases Debrahlee Lorenzana, e cila rrëfen për revistën “Village Voice” punën si asistente.
Ajo u pushua nga puna në shtator të vitit 2008. Kolegët i bënë me dije se kjo masë erdhi për shkak të bukurisë së saj edhe pse fillimisht 33 vjecarja nuk u besoi këtyre fjalëve. “Mos vish fustane shumë të shkurtër. Mos përdor këto këmisha”, ishin disa nga kërkesat që punëdhënësit i kanë bërë gjatë periudhës që ajo punonte në këtë firmë.
Drejtuesit e Citigroup mendonin se paraqitja e bukuroshes në punë, shkaktonte ngadalësim të ritmit, sidomos tek meshkujt. Ndërkohë, Debrahlee mund të pretendojë një dëmshpërblim, por nëse gjykatësit vërtetojnë se ajo u shkarkua për shkak të formave trupore, shifra do të shtohej me shumë zero nga pas.
Top Channel