Madonna, ditëlindje te kirurgu?

01/06/2010 10:10

Madonna mbush 52 vjec në gusht. Për atë datë mbretëresha e pop-it ka vendosur që të shpenzojë rreth një milionë dollarë, por jo për të organizuar ndonjë megafestë, por do të investojë te vetja e saj për disa ndërhyrje kirurgjikale.

Duket se zonja Louise Veronica Ciccone ka vendosur që të bëjë lifting në sy, të tërheqë dekoltenë e saj, do të mbushë buzët dhë do t’i nënshtrohet ‘lipo-scultura-s’ për të modeluar trupin e saj.

Megjithëse është tepër në formë, Madonna duket se ka nisur të ndjejë peshën e viteve.

Top Channel