Kylie Minogue ndahet nga i dashuri

01/06/2010 12:00

Deri para pak ditësh Kylie Minogue e kishte përcaktuar si njeriun e duhur për të, modelin spanjoll Andres Velencoso. Më pas erdhën problemet. Sipas “Daily Mail”, rreth një javë më parë cifti është grindur keq dhe Andres është larguar.

Kylie, ditët e fundit është shfaqur gjithnjë vetëm dhe mesa duket Andres ka marrë me vete edhe valixhet. Këngëtarja 42-vjecare ishte lidhur me modelin 32-vjecar prej 18 muajsh.

A do të rilidhen sërish? Asnjëherë nuk i dihet…

Top Channel