Harry Potter drejt fundit, aktorët të trishtuar

01/06/2010 16:05

Pas 10 vjetësh, saga e Harry Potter mbërrin në fund dhe aktorët, sipas “Daily Mail”, ndihen të trishtuar.

“Do të jetë një gjë shumë e trishtuar, ka qënë një pjesë e rëndësishme e jetës sime”, shprehet Harry (Daniel Radcliffe), 20 vjeç.

Për Hermione (Emma Watson) do të jetë “sikur të merrje pjesë në vdekjen e një miku”.

Të dy janë duke përfunduar xhirimet e kapitullit të shtatë dhe të fundit, “Harry Potter dhe shenjëtorët e vdekjes”, pjesa e parë e të cilit do të mbërrijë në kinema në nëntor dhe e dyta në korrik 2011.

Top Channel