Ekuador, zbulohet nëndetësja e narkotrafikut

01/06/2010 15:05

Ashtu sic ka ndodhur më parë në Kolumbi, forcat e sigurisë në Ekuador kanë zbuluar për herë të parë një nëndetëse për trafikun e drogës.

Nëndetësja, e gjatë 15 metra dhe e gjerë 2, është fabrikuar në mënyrë artizanale dhe mund të transportojë deri në 4 tonelata kokainë.

Ajo u sekuestrua nga agjentët në një zonë ku është shumë e vështirë të hysh, brenda një kapanoni të një shoqërie produktesh detare në provincën El Oro.

Sipas autoriteteve lokale, droga që do të transportohej kishte si destinacion të mundshëm Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.

Top Channel