Një ish funksionar 49 vjecar i OKB-së ka zhvilluar një kërkim që bazohet në gatimin me ujë deti.
Andy Inglis, sot punonjës në shoqatën e Zhvillimit Ndërkombëtar është frymëzuar nga një kërkim për shkollën e të bijës duke filtruar ujin e ishullit Berneray të cilin e shet me rreth 6 euro për 3 litra. Pas analizave të bëra në Edinburg, uji rezultoi se përmban veti kuruese. “E kuptoj se dikujt mund t’i duket një ide jo me vend por kjo do shërbejë për të krijuar vende pune në Ebridi.
Sidoqoftë, për ata që mendojnë të gatuajnë një ushqim cilësor ky është një përbërës shumë i nevojshëm”, thekson Inglis. Ai shton se ndryshimi vihet re në shijen finale të pjatës, e cila ndryshon shumë nga “simotra” e saj e bërë me ujë të zakonshëm.
Top Channel