Tritan Shehu: Nuk ka krizë, qeverisja eficente

31/05/2010 21:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka cilësuar “revolucionare” menyrën e protestës së opozitës të udhëhequr nga kryesocialisti, Edi Rama.

“Rama akoma nuk po del dot nga ato koncepte revolucionare që po e fut vendin. Mos të harrojmë skuadronet që bllokuan rrugët e Shqipërisë, pra të mos harrojmë atë mënyrë shtruarje të problemit. Pra mendoj se ishte një problem i brendshëm i PS-së, për të harruar humbjen elektorale dhe për të mos paguar cmimin ata që humben zgjedhjet”, theksoi ai.

Deputeti i djathtë u përqëndrua më tej në efektet që ka shkaktuar bojkoti i parlamentit dhe greva e protestat në shesh. “Një krizë e opozitës nuk mund të jetë pa pasoja. Megjithëse u tentua të eksportohej, ajo nuk eksportoi krizë në qeverisje, ne parlament dhe në politikën shqiptare. Parlamenti nuk ka qënë në krizë, por ka qenë shumë aktiv. Qeverisja ka qenë eficente. Në këtë periudhë Shqipëria ka qenë në një lëvizje të vazhdueshme. Maxhoranca i ka bërë detyrat e saj. Jemi anëtarë të NATO-s, kemi aplikuar për statusin e kandidatit, morëm dritën jeshile për të lëvizur me të drejta të plota në hapësirën Shengen”, shtoi Shehu.

Sipas tij, PS-ja tentoi të dëmtonte imazhin e vendit por problemi kryesor qëndron brenda kësaj force.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA