Sulmi ndaj anijeve, tension mes Athinës dhe Izraelit

31/05/2010 12:00

Pas sulmit të anijeve aktivistëve pro-palestineze ka reaguar mjaft ashpër Athina zyrtare ndaj sulmit të ushtrisë izraelite në anijet me ndihma që ishin nisur në Gaza.

4 nga 6 anijet janë me flamur grek dhe 35 te ndaluar gjithashtu jane greke. Ambasadori grek eshte thirrur per te dhene shpjegime ndersa u njoftua bllokimi i gjithe marreveshjeve te bashkepunimit ushtarak mes dy vendeve perfshi edhe nje stervitje te perbashket.

Po ashtu reagime ka patur edhe nga Franca dhe Gjermania, të cilat kanë shprehur shqetësim, derisa shefja për të drejtat e njeriut e OKB-së, Navi Pillavi, është shprehur e “shokuar” lidhur me dhunën.

Shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Eshton, nga Izraeli ka kërkuar ndërmjarrjen e “hetimit të plotë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA