Hamilton-Scherzinger drejt altarit

31/05/2010 19:10

Nga podiumi në Turqi, drejt altarit. Fituesi i garës së Stambollit, Lewis Hamilton do ta kurorëzojë dashurinë me Nicole Scherzinger, duke u lidhur përgjithmonë.

Sipas “The Sun” ai ia ka bërë propozimin të fejuarës, pikërisht pas garës së Turqisë. 32 vjecarja Scherzinger ka qënë e pranishme në bokset e McLaren gjatë gjithë fundjavës në Bosfor ku ka mbështetur të fejuarin e saj 7 vjet më të vogël.

Në muajin janar dolën zëra për një krizë mes ciftit, madje sipas mediave, Hamilton dhe Scherzinger i dhanë fund lidhjes pas lidhjes 2 vjecare, por mesa duket, dashuria ka triumfuar mbi gjithcka.

Top Channel