Tajlande, shtetrrethimi deri te shtunen

25/05/2010 09:35

Qeveria tajlandeze ka vendosur te zgjase deri diten e shtune, 29 maj, shtetrrethimin qe ka kaluar kufijte e Bangkokut dhe eshte shtrire ne te gjithe vendin.

Sipas numrit dy te qeverise, Suthep Thaugsuban, shtetrrethimi eshte reduktuar nga shtate ne kater dite, kohe e mjaftueshme per te shmangur protestat.

Masa per vendosjen e shtetrrethimit u vendos me 19 maj, kur ishte arritur kulmi i perplasjes mes qeverise dhe “kemisheve te kuqe”, mbeshtetes te ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra.

Nderkohe, ndaj ketij te fundit prokuroria e Bangkokut ka leshuar nje urdherarrest nen akuzen e terrorizmit.

Top Channel