Iran, lirohet regjisori Jafar Panahi

25/05/2010 16:00

Regjisori iranian, Jafar Panahi, i burgosur nga maji i shkuar ne burgun e Evinit, ne Teheran, eshte lene i lire pas pageses me kusht prej 160 mije eurosh.

Lajmin per lirimin e tij eshte bere i ditur nga prokurori i kryeqytetit iranian per agjencine e lajmeve “Fars”.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga bashkeshortja e regjisorit qe ka marre ne vitin 2000 Luanin e Arte ne Venecia.

“Eshte mire, por po e cojme nje vizite tek mjeku”, ka theksuar e shoqja.

Panahi eshte nje nder zerat me te fuqishem te opozites ne Iran dhe per lirimin e tij ka pasur nje jehone dhe presion nderkombetar.

Top Channel