Clinton: SHBA dhe Kina, pergjigje Penianit

25/05/2010 15:00

Shtetet e Bashkuara do te bashkepunojne me Kinen per t’iu pergjigjur ne menyre efikase dhe te pershtatshme sulmit ndaj anijes ushtarake te Seulit nga ana e Penianit.

Deklarata eshte bere nga sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, ne perfundim te vizites dyditore ne Kine.

“SHBA dhe Kina ndajne nje objektiv te perbashket, garantimin e paqes dhe stabilitetit ne gadishullin korean”, ka pohuar Clinton, e cila me pas ka prekur edhe ceshtjen iraniane.

“Letra qe Irani i dergoi ANEB-se per marreveshjen e arritur me Turqine dhe Brazilin per shkembimin e uraniumit ishte plot me brockulla”, ka shtuar shefja e diplomacise amerikane.

Top Channel