Bllokohet fabrika ilegale

25/05/2010 14:20

Drejtoria e policisë së Elbasanit sekuestroi një punishte ilegale të prodhimit të sallamit si dhe arrestoi dy persona me akuzën e “Prodhimi i kundraligjshem i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore e kryer ne bashkëpunim.

Pas burimeve operative Specialistët e Krimit Ekonomik në Elbasan realizuan operacionin ‘Parizieri i Fundit’ duke bere kontroll dhe ndaluar ne flagrance shtetasit Bledar Shehu dhe Shendet Boci.

Arrestimi i tyre u be pasi, shtetasit e mesiperm kishin instaluar ne banesen e shtetasit Shendet Boci, nje linje prodhimi sallamerie ne gjendje pune, ku nuk disponohej asnje lloj dokumentacioni, aktivitet ky i cili kryhej prej me shume se 2 vjetesh. Gjate kontrollit te ushtruar u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi e konsiderueshme mishi i llojeve te ndryshme, te cilen ky shtetas e perdorte si lende te pare per prodhimin e sallameve te ndryshme.

Po keshtu u konstatuan nje sasi nenproduktesh mishi te gatshme per t’u shitur. Gjithashtu u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje sasi mishi i grire, esenca te ndryshme, etiketa te fallsifikuara. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 mije litra pije alkolike te prodhuara ne manyre artizanale dhe te destinuara per treg.

Top Channel