Poloni, mberrijne raketat e para “Patriot”

24/05/2010 16:55

Ka mberritur ne Poloni ngarkesa e pare me raketat “Patriot” nga Amerika, te negociuara muaj me pare nga Varshava dhe Uashingtoni zyrtar.

Bateria, qe ne total do te perbehet nga 96 raketa, ndodhet tashme ne bazen e Moragut, rreth 40 kilometra larg enklavat ruse ne Kaliningrad.

Prej disa ditesh ne baze ndodhen edhe rreth 100 ushtarake amerikane, te cilet do te pergatisin terrenin per mberritjen e raketave.

Top Channel