Njolla e zeze, SHBA do deboje British Petrolium
24/05/2010 09:20
Kompania British Petrolium qe shkakroi katastrofen ekologjike ne Gjirin e Meksikes per shkak te rrjedhjes se nje pusi nafte, do largohet nga administrata Obama.
Lajmin e beri te ditur ministri i Brendshem amerikan, Ken Salazar. Nderkohe ne Louisiana rritet pakenaqesia e banoreve ndaj BP pasi kompania vazhdon te mos e izoloje dot pusin Deepwater Horizon.
Admirali i caktuar nga Shtepia e Bardhe per kete problem, Thad Allen, shprehet se vetem kompania BP e ka teknologjine e nevojshme per te bllokuar pusin. Nderkohe, askush nuk di te thote se sa nafte eshte derdhur ne det, por sipas Allen, humbjet po u afrohen atyre te vitit 1989 nga Exxon Valdez ne Alaske.
Top Channel