Komandot fitojne betejen e pare

24/05/2010 19:55

Avokati i Popullit i kerkon ministrit te Mbrojtjes dhe shefit te Shtabit te Pergjithshem rikthimin ne forcat e armatosura te ish-komandove te Afganistanit, te cilet u nxoren ne lirim pas ankeses se tyre per t’u paguar sipas kontrates se firmosur me qeverine perpara se te niseshin me mision.

Avokati i Popullit ne detyre, Riza Poda u jep te drejte ne ankesen e tyre ish-komandove, qe ishin pjese e kontigjentit te fundit me sherbim ne Herat pergjate periudhes 2009-2010.

Avokati rekomandon gjithashtu te behet zhdemtimi financiar i ketyre ushtarakeve, duke iu dhene pagat perkatese per periudhen kohore te qendrimit ne lirim deri ne rikthimin e tyre ne sherbimin ushtarak.

Nga 28 ushtarake te liruar me motivacionin se kane thyer rende dispilinen e ushtarakut dhe turperim te atdheut, vetem nente prej tyre iu drejtuan Avokatit te Popullit dhe per rrjedhoje perfitojne nga vendimi.

Pasi u nisen me mision paqeruajtes ne Afganistan, nepermjet nje kontrate te firmosur ku atyre u paguhej 60 dollare dita, ne dhjetor atyre iu eshte komunikuar se nga kjo shume u tatohej 10 perqind e shumes ndersa pagesa zbriti ne 54 dollare.

Komandot hartuan nje ankese me shkrim, por sapo u kthyen ne Shqiperi atyre iu eshte komunikuar verbalisht urdheri i lirimit.

Avokati i Popullit thekson se komandot nuk kane kryer asnje shkelje dhe se, shkelja e kryer nga pala tjeter te mos perseritet me ne raste te tjera te kesaj natyre ku cenohen te drejtat e ushtarakeve.

Top Channel