Kina: SHBA te respektoje integritetin tone territorial

24/05/2010 11:10

Kina i ben te qarte SHBA-se se nuk do ta lejoje te fuse hundet ne ceshtjet e brendshme te Pekinit.

Kete mesazh te qarte presidenti Hu Jintao e ka dhene ne hapje te forumit amerikano-kinez.

“Sovraniteti, pavaresia dhe integriteti territorial jane e drejta jone. Per popullin kinez asgje nuk eshte me e rendesishme se ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial”, i tha Jintao sekretares amerikane te Shtetit, Hillary Clinton.

Mes rreshtave te presidentit vihet re shqetesimi per perkrahjen qe Uashingtoni i ka dhene Tibetit dhe Tajvanit, dy krahina qe kerkojne te shkeputen nga Kina.

SHBA i shet arme Tajvanit edhe pse Pekini eshte shprehur kunder kesaj politike, ndersa pak jave me pare, presidenti Barak Obama priti ne Shtepine e Bardhe liderin tibetian, Dalai Lama.    

Top Channel