Gaza, Hamas prish marredheniet me Egjiptin

24/05/2010 14:20

Rritet tensioni mes radikaleve te Hamasit dhe Egjiptit pasi ne Rripin e Gazes u zbulua nje spiun.

Krahu palestinez i armatosur ka perjashtuar nga territoret agjentin dhe ka prishur marredheniet me Kajron pasi behet fjale per nje zyrtar te larte egjiptian qe mblidhte informacione rreth popullit palestinez dhe drejtuesve te Hamasit.

Lajmin e ben te ditur ministri i Brendshem, Fathi Hammad, i cili i beri thirrje Egjiptit qe t’i coje agjentet me mision ne Izrael dhe jo ne Rripin e Gazes.

Vitet e fundit Egjipti ka ndryshuar kursin e politikes ne lidhje me Izraelin duke vendosur marredhenie miqesore dhe kjo gje ka ndikuar ne ftohjen me palestinezet dhe ne vecanti me ekstremistet e Hamasit.

Top Channel