Rama kthehet nga Strasburgu

22/05/2010 00:00

Pas bisedimeve te Strasburgut, delegacioni i Partise Socialiste ka mberritur ne aeroportin e Rinasit.

Pas zbritjes ne aeroport kreu i PS-se, Edi Rama ne nje pronocim te shkurter per gazetaret qe e prisnin ne aeroport u shpreh se ne lidhje me “darken e Strasburgut” do te flase diten e shtune.

“Do organizojme nje takim me te gjithe ju ku do te paraqes deklaratat e mia”, tha Rama per gazetaret.

Me tej kryetari socialist ka perdorur nje fjale te urte popullore per te komentuar edhe batutat e kryeministrit Berisha mbi faturen ne “darken e Strasburgut”.

“Kercen prifti nga belaja”, eshte shprehur shkurtimisht Rama.

Rama dhe Berisha u takuan mbremjen e se enjtes ne restorant “Crocodile” ne Strasburg me ndermjetesimin e krereve te dy grupeve kryesore europarlamentare, PSE-se dhe PPE-se per te arritur nje zgjidhje per krizen politike ne vend, takim ky qe nuk solli asnje rezultat.

Top Channel