Mali, zbulohet nje tjeter miniere ari

22/05/2010 10:25

“Gold Fields”, grupi afrikano-jugor qe ze vendin e katert ne bote per prodhimin e arit, do te hape nje miniere te re ne Mali, qe do te bashkohet me zonat e tjera te kerkimit ne Gana.

Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi i kompanise, i cili ka deklaruar se potenciali i zones se re te kerkimit eshte shume i larte.

Miniera e re ndodhet ne rajonin e Komanas dhe do te jete aktive brenda tre vjetesh, ka saktesuar zedhenesi i “Gold Fields”.

Top Channel