Indi, nxirren 60 trupa te karbonizuar

22/05/2010 10:05

Skuadrat e shpetimit kane rekuperuar trupat e karbonizuar te 60 pasagjereve te avionit “Boeing 737”, qe mengjesin e sotem u rrezua ne Mangalore te Indise.

Sipas informacioneve te fundit, bilanci i viktimave eshte 158 te vdekur, mes te cileve 19 femije dhe 4 te sapolindur.

Per shkak te gjendjes ne te cilen ndodhen trupat, procesi i identifikimit te kufomave duket mjaft i veshtire.

Autoritetet lokale njoftojne se nga incidenti, i cili ndodhi teksa avioni po ulej ne piste, kane mbijetuar tete persona.

Top Channel