“Times Square”, nje i dyshuar ne Islamabad

22/05/2010 09:45

Ka nje te dyshuar te ri lidhur me atentatin e deshtuar te disa diteve me pare ne sheshin “Times Square” te Nju Jorkut.

Behet fjale per nje pakistanez qe furnizonte sherbimet e restaurimeve dhe qe organizonte banketet ne ambasaden amerikane ne Islamabad.

Sipas autoriteteve amerikane, personi ne fjale ishte kontaktuar nga ekstremistet, te cilet permes sherbimeve te tij tentonin te kontaktonin nje numer te madh te huajsh ne evenimentet qe organizonte ambasada.

Top Channel