Japonia hedh një hap të madh në “pushtimin” e hapësirës pasi ka lëshuar me sukses vektorin që do transportojë sondën Akatsuki dhe “jahtin hapësinor” Ikaros.
Akatsuki do studiojë me detaje klimën ne planetin e Afërditës, ndërsa Ikaros është një risi në fushën e astronomisë, pasi do funksionojë tërësisht me energji diellore.
Vektori H-2A u lëshua orët e para të mengjesit nga baza hapësinore e Tanegashimas në Japoninë jugore. Sipas Agjenvicsë Japoneze të Hapësirës, sonda Akatsuki doli në orbitë 27 minuta pas nisjes bashkë me Ikaros dhe 4 satelitë të vegjël të ndërtuar nga studentët.
Akatsuki mes të tjerash do masë edhe sasinë e rrezeve infra të kuqe dhe rrezeve ultravioletë duke ndjekur një trajektore ovale përreth Afërditës, 300 deri në 80 mijë km nga sipërfaqja e saj.
Projekti do zgjasë për dy vjet. Ikaros është një “jaht hapësinor” eksperimental, i furnizuar vetëm nga rrezet diellore.
Top Channel