Itali, shkaterrohet banda multietnike

21/05/2010 08:00

Karabinieret e qytetit te Citadeles, ne provincen e Padoves, kane arrestuar mengjesin e sotem 30 persona, shtetas italiane, shqiptare dhe marokene, nen akuzen e trafikut te droges.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave hetimi i ka dhene fund nje procesi te gjate shperndarjeje lendesh narkotike, kryesisht heroine, ne provincat e Padoves, Vicences dhe Venecias.

Burimet shtojne me tej se gjate operacionit u sekuestruan 2500 zarva me droge, per nje total prej 29 kilograme heroine dhe 1 kilogram hashash.

Top Channel