Inaugurohet sot tuneli i Kalimashit

21/05/2010 08:55

Tuneli 6 kilometra i gjate i rruges Rreshen-Kalimash hapet sot ne oren 10.00 per te gjithe drejtuesit e automjeteve.

Mesohet zyrtarisht se i pranishem ne ceremonine e inaugurimit do te jete edhe ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi.

Ministria jep konfirmimin se te gjitha punimet shtese jane mbyllur. “Tuneli i Thirres u mbyll me qellim qe t’i mundesohej kompanise ndertuese te perfundonte instalimin e ketyre pajisjeve elektromekanike, si dhe per te sistemuar presionin e krijuar nga nje shtrese gjeologjike jo e qendrueshme ne nje segment te vogel te tunelit”, eshte njoftimi i ministrise.

Punimet elektromekanike dhe te sistemeve te kontrollit te trafikut jane instaluar dhe integruar plotesisht ne nje sistem te kontrollit qendror qe perfshin 26 ventilator te medhenj ajrimi, me shume se 70 kamera, sinjalistiken e mesazheve, nje sistem kunder zjarrit ne te gjithe tunelin, sistem telefonik ne rast emergjence, si dhe ndriçimin normal dhe ate te sigurise.

Rruga Rreshen-Kalimash i ka kushtuar buxhetit te shtetit te pakten 1 miliard dollare, megjithate ende nuk ka nje fature zyrtare te pranuar nga qeveria, por vetem duke iu referuar kostos se nje kilometri, qe ne 2009-n arriti ne 14 milione dollare.

Punimet per rrugen nisen ne fund te vitit 2006, ndersa u mbyllen me inaugurimin e tre kryeministrave ne prag te zgjedhjeve parlamentare te 2009-s.

Top Channel