Godo: Diplomatet e humben durimin

21/05/2010 08:20

Politikani Sabri Godo ndjen keqardhje per faktin qe lidereve politike iu desh te shkonin ne Strasburg per te negociuar.

Sipas tij, mosgjetja e nje zgjidhjeje do te ishte shume e rrezikshme per vendin.

“Kjo ishte nderhyrja e fundit e strukturave europiane. Nuk eshte nje ftese per darke, siç e komentojne disa. Komisioneri Fule dhe te tjere kaluan pothuajse ne nota kercenimi, kur thane se ketu bllokohet integrimi. Mua nuk me vjen mire qe keta lideret tane shkojne te merren vesh ne Strasburg, duhet ta kishin bere kete ketu ne Shqiperi. Gjithsesi le ta quajme kete nje hap qe do te na ndihmoje te dalim nga kriza”, deklaron Godo.

Ai paralajmeron se ne rast deshtimi, Shqiperia jo vetem qe do te perkeqesoje marredheniet e saj me Evropen, por do te perballet edhe me nje situate te rrezikshme te brendshme.

“Çeshtja eshte te arrihet nje marreveshje atje. Ne rast se nuk arrihet nje marreveshje, atehere me te vertete marredheniet e Shqiperise me Europen do te hyne ne nje rruge shume te rrezikshme dhe te demshme. Por, edhe brenda ne vend situata do te keqesohet. Por une e perjashtoj kete skenar, kam bindjen se do te arrihet nje marreveshje dhe kjo nuk do te thote qe do te mbyllet hendeku. Sepse me pas do te vije faza per zbatimin e kesaj marreveshjeje dhe ne kete kuader kerkohet vullnet dhe kujdes nga palet”, shprehet Godo.

Top Channel