Tirane, hapet salloni librit italo-shqiptar

20/05/2010 21:50

Eshte peruruar ne Tirane salloni i librit italian dhe shqiptar, ne kuader te sezonit te eventeve “Italia dhe Shqiperia, 2 popuj, nje det, nje miqesi”.

Ambasada italiane ne Shqiperi, ne bashkepunim me bashkine e Tiranes, ate te Torinos, Fandacionin per librin, muziken dhe kulturen dhe Shoqaten e botuesve shqiptare, organizuan kete panair libri, aktivitet i cili do te zgjase deri te dielen me 23 maj.

Programi i sallonit perfshin nje seri takimesh me autore shqiptare dhe italiane, perfaqesues te letersise se 2 vendeve.

Diten e mbylljes se aktivitetit do te perzgjidhen 10 fituesit e konkursit, te cilet do te perfitojne nga 1 bonus prej 50 eurosh, shume e cila do te shpenzohet per te blere libra.

Top Channel