Kriza e euros, Spanja mund te ndjeke Greqine

20/05/2010 22:20

Spanja eshte vendi radhes i eurozones e cila mund te goditet nga nje krize financiare e ngjashme me ate qe ka mberthyer Greqine.

Shenjat e para te krizes  ne vendin iberik u vune re teksa qeveria e kryeministrit Zapatero vendosi shkurtimin e rrogave te ministrave dhe zv/ministrave ne kuoten e 15 perqindeshit.

Vendimi u publikua prej zv/kryeministrit Maria Teresa de la Vega pas perfundimit te mbledhjes se qeverise.

Vendet e eurozones ndodhen ne nje pozicion jo te mire financiar. Dy prej tyre, Portugalia dhe Spanja rrezikojne me shume nga zhvleftesimi i monedhes se perbashket ndersa kancelarja gjermane kerkoi masa te rrepta per vendet e eurozones me deficit te larte buxhetor.

Top Channel