Indi, cikloni Laila, 5 viktima

20/05/2010 10:35

Cikloni tropikal qe ka pershkuar dje Indine ka shkaktuar vdekjen e te pakten 5 personave. Dhjetra peshkatare rezultojne te zhdukur.

Cikloni i quajtur Laila, ka filluar ne bregun e Bengalit dhe tashme po shkon drejt brigjeve te shtetit te Andhra Pradesh.

Rreth 40 mije persona ne rrezik permbytjeje kane lene shtepite e tyre, ushtria eshte ne gatishmeri.

Shirat e furrishem dhe ererat qe shkojne me shume se 100 km/h kane shkaterruar pjese nga bregu i Tamil Nadu dhe Andhra Pradesh.

Top Channel