Tajlandë, ushtria ndërpret ofensivën

19/05/2010 11:15

Ushtria tajlandeze ka ndërprerë ofensivën ndaj protestuesve pas një nate të dhunshme në rrugët e Bangkokut.

Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i forcave të armatosura pasi lidërët e Kemishave të Kuqe janë vetëdorëzuar në polici.

“Janë dorëzuar pas presionit të trupave tona. Për momentin i ndërpresim operacionet”, theksoi Sansern. Në orët e para të mëngjesit ushtria kreu një aksion në barrigadën që ndodhet në jug të qytetit.

Top Channel