Spanjë, turistja britanike vret 2 fëmijët

19/05/2010 09:05

Rrëfimi i një nënë britanike ka shokuar opinionin në vendin e saj por edhe në Spanjë.

Ajo ka pohuar se vrau fëmijët 1 dhe 5 vjec gjatë pushimeve në hotelin e Lloret del Mar, lokalitet turistik në Katalonjë. Fillimisht alarmin e dha vetë gruaja që më pas u arrestua nga policia. Ajo rrëfeu krimin, duke pohuar vrasjen e fëmijëve.

Burimet policore raportojnë se gruaja rreth të dyzetave u arrestua në hotelin “Miramar” ku kishte parashikuar të kalonte pushimet me fëmijët. Për të mësuar shkaqet e vdekjes priten rezultatet e autopsisë, por fëmijët nuk kanë shenja dhune në trup. Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi ekstrem.

Top Channel