Lohan: Dialog dhe parlament funksional

19/05/2010 15:35

Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane, Helmut Lohan, i ka bere edhe nje here thirrje partive politike shqiptare te rivendosin ne parlament dialogun mes tyre. (UPDATE)

Ambasadori Lohan e dha këtë mesazh, si një nga të ftuarit kryesore në konferencën “Mbështetja italiane për integrimin europian të Shqipërise”, e cila zhvillohet ne Tirane si pjese e stines së madhe të eventeve mes dy vendeve.

“Shqiperia dhe administrata shqiptare kane punuar shume fort per te pergatitur pergjigjet e me shume se 2 mije pyetjeve te kerkuara nga Komisioni Europian. Dhe koleget e mi ne Bruksel po kalojne nete pa gjume duke lexuar te gjitha pergjigjet, nderkohe, qe, po marr reagimet e para, te cilat jane relativisht pozitive. Ka fusha ku duhet bere me shume progres dhe nje prej tyre, ku ne do te ishim te lumtur te shihnim progres eshte fryma e nje dialogu konstruktiv politik midis te gjitha partive ne Shqiperi. Kjo fryme dialogu eshte e nevojshme per te ecur perpara ne rrugen drejt integrimit europian, fryma e dialogut eshte e domosdoshme te shfaqet se pari dhe mbi te gjitha ne nje parlament plotesisht funksional”, u shpreh Lohan.

Kryeministri Berisha nuk beri vleresime për situaten politike, por duke shprehur mirënjohjen ndaj vendeve të Bashkimit Europian dhe vecanërisht Italisë për mbështetjen e shqiptarëve në rrugën drejt integrimit, kreu i qeverisë tha se shqiptarët po punojnë për të merituar anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ky proces duhet të jetë i bazuar ne meritën dhe duke e parë si të tillë, do të thotë një proces në të cilin shqiptarët duhet të realizojnë standardet e vlerave dhe arritjeve që janë të përbashkëta për vendet anëtare”, u shpreh Berisha.

Duke folur konkretisht per nje nga sfidat kryesore te Shqiperise, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha se deri ne 2013-en, në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, vendi duhet të ketë mbyllur përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Gjë që sipas saj, pritet të mbyllet më shpejt, pasi deri tani, kur ka kaluar vetem nje vit nga hyrja ne fuqi e Marrveshjes, Shqiperia ka pershtatur 70 perqind te legjislacionit te saj, i  cili,- sic thote ambasadori Lohan, – nuk duhet te qendroje ne leter, por te zbatohet me perpikmeri.

Top Channel