Kongo, rreshqet toka, dhjetra viktima

19/05/2010 22:55

Dhjetra e qindra persona mendohet te kene gjetur vdekjen si pasoje e rreshqitjeve te dherave ne krahinen lindore te Kivus ne Kongo.

Sipas misionit te Organizates se Kombeve te Bashkuara (MUNOC), mbi 200 banesa jane perfshire nga dherat dhe uji i vrullshem. Te njejtat burime njoftojne se jane rekuperuar 14 trupa te pajete.

Mendohet qe shkak i rreshqitjeve te jete fryrja e lumenjve si pasoje e reshjeve te dendura te shiut ne vendin afrikan.

Top Channel