Irani: Rezoluta e OKB-së e paligjshme

19/05/2010 14:30

Irani ka reaguar ndaj rezolutës me sanksione të Kombeve të Bashkuara duke e ciësuar “të paligjshme”.

Në një deklaratë për shtyp, këshilltari i presidentit Mahmud Ahmadinexhad, foli ashpër ndaj kësaj rezolute. Ditën e djeshme, SHBA paraqiti në Këshillin e Sigurimit një rezolutë për sanksione ndaj Iranit për shkak të programeve nukleare të Teheranit, e cila u aprovua nga SHBA, Britania, Franca, Rusia, Kina + Gjermania.

24 orë më parë Irani kishte nënshkruar një marrëveshje me Turqinë dhe Brazilin për pasurimin e uraniumit jashtë vendit.

Top Channel