Irani, Kina: Sanksionet të mos mbyllin diplomacinë

19/05/2010 04:30

Pas publikimit të paketës së re të sanksioneve ndaj Iranit, ambasadori kinez në OKB, Li Baodong deklaroi dokumenti me sanksione të reja kundër Teheranit nuk mund të pengojë diplomacinë të vazhdojë bisedimet.

“Paketa me sanksione të reja nuk është ekuivalente me mbylljen e portave për diplomacinë”, u shpreh Baodong.

Diplomati kinez nuk komentoi nëse Kina do ta aprovojë apo do të vendosë veton ndaj sanksioneve të reja. Më herët Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton deklaroi se për një raund të katërt sanksionesh ndaj Iranit kanë rënë dakort të gjitha palët në Këshillin e Sigurimit.

Top Channel