Irak, seri sulmesh terroriste

19/05/2010 22:35

Te pakten 14 persona kane mbetur te vdekur si pasoje e tre sulmeve terroriste te ndodhura ne jug te Bagdadit dhe ne skajin verior te Irakut.

Sulmet e para ndodhen ne qytetin e Iskanderias ku dy bomba magnetike te vendosur poshte dy automjeteve shperthyen para nje restoranti duke shkaktuar vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e 10 te tjereve. Ndersa 2 ushtare irakiane kane mbetur te vdekur nga nje sulmi kryer prej terroristeve kundrejt nje postblloku sigurie ne Mosul. 6 viktima te tjera u regjistruan ne qytetin e Musajabit pas shperthimit te nje tjeter bombe.

Sulmet terroriste ne Irak jane shpeshtuar kur kane mbetur vetem pak mua nga terheqja totale e trupave amerikane nga vendi.

Top Channel