Indi, dy shtete në alarm për ciklonin “Laila”

19/05/2010 11:20

India është vënë në alarm për shkak të kalimit të një cikloni tropical në dy shtete.

Cikloni i quajtur “Laila” vjen nga Gjiri i Bengalas dhe parashikohet që të përplaset me brigjet e Tamil Nadu dhe Andra Pradesh gjatë 24 orëve të ardhshme.

Në faqen zyrtare të internetit, Departamenti Indian i Meteorologjisë parashikon shira të dendur dhe erëra deri në 125 km/h. Ndërkohë, një pjesë e popullsisë ka nisur evakuimin për t’i shpëtuar shkatërrimit.

Top Channel