Berlusconi e quan ‘Google’,  “Gogol”

19/05/2010 15:20

Njeriu i tij i internetit, Antonio Palmieri, disa ditë më parë kishte deklaruar se Silvio Berlusconi “nuk di të navigojë, por kupton shumë mirë fuqinë e internetit”.

Dhe për këtë kryeministri italian vendosi të vijonte politikën e tij në Facebook.

Sot në një konferencë për shtyp, Berlusconi iu kthye fuqisë së web-it, duke u përqëndruar tek Google, si një mjet për rilançimin e eksportit. Por Berlusconi, teksa rrëfente fuqinë e motorit të kërkimit, është ngatërruar duke e quajtur “Gogol”.

“Kemi shumë mjete teknologjike. Është për shembull edhe përdorimi i Gogol dhe mjeteve të tjera të ofruara nga rrjeti. Për këto do të flasim pas pak me Mubarak”, është shprehur Berlusconi.

Top Channel