Tajlandë, protestuesit pranojnë dialogun

18/05/2010 08:00

Një nga liderët e “këmishëve të kuqe”, Nattawut Saikua do të marrë pjesë në bisedimet me qeverinë.

Në një konferencë për shtyp ai ka deklaruar se vendimi është marrë për shmangien e viktimave të tjera.

Të paktën 38 persona kanë vdekur në ditët e fundit në Bangkok, në luftimet mes manifestuesve anti-qeveritarë dhe trupave ushtarake.

Ditën e djeshme manifestuesit vazhduan të qëndronin në kampin e tyre në qendër të Bangkokut, duke sfiduar ultimatumin e qeverisë për largim.

Top Channel