Regjisori iranian Panahi, në grevë urie

18/05/2010 16:25

Ka filluar sot grevën e urisë regjisori Jafar Panahi që gjendet i burgosur në Iran.

Lajmin e ka bërë të ditur një gazetare iraniane në konferencën për shtyp të filmit “Çift i çertifikuar” i Abbas Kiarostami.

Regjisori iranian është një prej zërave të opozitës në Teheran dhe ndodhet në burg në qytetin e tij prej marsit.

Kiarostami i cili ka akuzuar shpesh qeverinë e tij për arrestimin e padrejtë të Panahit, u përlot me marrjen e lajmit për grevën e urisë.

Top Channel