Moti i keq, viktima në Europën Lindore

18/05/2010 04:25

Moti i keq me reshjet e fuqishme të shiut kanë shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale në Europën Lindore.

Kështu sipas informacioneve shpërndarë nga autoritetet polake të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave, ndërkohë që për sigurinë e vizitorëve është mbyllur edhe ish-kampi i përqëndrimit, Aushvitz. Ndërsa në Republikën Çeke njoftohet për një viktimë, ndërsa Hungaria raporton për dëme të mëdha materiale.

Reshjet e dendura prej disa ditësh kanë përfshirë Europën Lindore. Përmbytjet kanë zbritur në jug deri në Serbi ku ditën e dielë shkaktuan vdekjen e 2 personave.

Top Channel