Jemen, lirohen dy vajza gjermane

18/05/2010 11:20

Forcat e sigurisë në Jemen kanë liruar dy vajza gjermane, të rrëmbyera vitin e kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme jemenase.

Dy vajzat ishin pjesë e një familjeje 5 anëtarëshe, e cila u rrëmbye bashkë me katër persona të tjerë rreth 12 muaj më parë.

Dy infermiere gjermane dhe një koreano-jugore u gjetën të vrara vetëm pak kohë pas rrëmbimit.

Ndërsa dy vajzat u gjetën në rajonin kufitar mes Jemenit dhe Arabisë Saudite. Ato janë dërguar në një spital arab ku po u nënshtrohen kontrolleve mjekësore.

Top Channel