Jemen, dënohen me vdekje gjashtë piratë somalezë

18/05/2010 21:55

Gjashtë piratë somalezë që kishin tentuar të rrëmbenin një naftëmbajtëse jemenite në 2009-ën, janë dënuar me vdekje.

Lajmin e ka bërë të ditur “Yemen Neës Agency”, në versionin e saj online.

Gjashtë piratë të tjerë somalezë janë dënuar me 10 vjet burg, po në këtë proçes.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që të 12 somalezët të paguajnë një shumë prej 2 milionë dollarësh.

Top Channel