Haiti, lihet e lirë misionarja e fundit “trafikante”

18/05/2010 01:05

Lihet e lirë edhe misionarja e fundit amerikane e ndaluar më 29 janar në Haiti pas tentativës pët të kaluar ilegalisht jashtë kufijve vendas 33 fëmijë.

Në njoftimin e dhënë prej avokatit të misionares Laura Silsbi, Shiller Roi misionarja u la e lirë pas vendimit të një gjykate haitiane dhe është nisur menjëherë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

10 misionarë u ndaluan më 29 janarin që kaloi pasi kërkuan të kalonin për në Republikën Domenikane 33 fëmijë pas tërmetit katastrofik të 12 janarit. Ata u akuzuan për trafikim minorenësh.

Top Channel