Azi, tensionohen raportet mes dy Koreve

18/05/2010 13:45

Koreja e Jugut ka pezulluar importimin e rërës nga Koreja e Veriut, që ka qenë pjesë e një prej planeve më të vjetra të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Iniciativa në fjalë është sinjali i fundit i degradimit të marrëdhënieve dypalëshe, pas fundosjes së anijes ushtarake “Cheonan”, që shkaktoi dhe vdekjen e 46 marinarëve koreano-jugorë.

Seuli vazhdon të akuzojë Penianin për ngjarjen në fjalë, duke pretenduar se anija u mbyt për shkak të një shpërthimi që erdhi nga jashtë, me siguri nga një silurë.

Shtatë shoqëri të Jugut kanë bllokuar që prej së hënës dërgimin e anijeve të mallrave drejt Veriut, bën të ditur Ministria e Unifikimit në Seul.

Top Channel